Të enjten autoritetet izraelite hapën postblloqet në kufirin me Rripin e Gazës, të cilat ishin mbyllur rreth një javë më parë.

Të premten e kaluar Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Ministri i Mbrojtjes Moshe Ya'alon urdhëruan mbylljen e kufirit të Rripit të Gazës për importimin e mallrave.

Ky hap u ndërmorr pasi nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit u lëshuan dy raketa gjatë kohës së vizitës së Presidentit amerikan Barack Obama atje.