Rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë të Boris Berezovskij treguan se ai kishte një brinjë të thyer, njofton gazeta britanike “The Guardian” me referim tek një burim në familjen e tij.

Ndërkohë që në trupin e Boris Berezovskij nuk u gjet asnjë shenjë dhune, duke përfshirë këtu edhe zonën e gjoksit, vë në dukje botimi britanik.

0Gazeta nuk specifikon se në çfarë rrethanash mund të ketë ndodhur fraktura në brinjë.