Zëri i Rusisë Aeroplanmbajtësja indiane "Vikramaditya" (ish kryqëzori aeroplanmbajtës rus "Admiral Gorshkov"), e modernizuar në kantierin detar në Severodvinsk, më 3 korrik do të dalë në Detin e Bardhë për testime lundruese.

Ndërkohë më 3 gusht në Detin Barenc do të fillojnë testimet e fluturimeve me pjesëmarrjen e aeroplanëve dhe helikopterëve të aviacionit detar. Ato do të përfundojnë më 30 shtator. Ndërsa më 15 nëntor aeroplanmbajtësja duhet t’i dorëzohet porositësit.

Sipas marrëveshjes ndërqeveritare, të nënshkruar në Nju Delhi në janar të vitit 2004, trupi i aeroplanmbajtëses ruse "Admiral Gorshkov" i është dhënë falas palës indiane me kusht të modernizimit të saj në Sevmash dhe pajisjen e saj me grupin ajror të prodhimit rus.