Liderët e vendeve anëtare të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) duhet të kontribuojnë për ndalimin e dhunës në Siri. Për arritjen e këtij pikësynimi është e domosdoshme çrrënjosja e terrorizmit dhe ndërprerja e furnizimit me armë të rebelëve, thuhet në letrën e Bashar Al-Assad të adresuar sot Presidentit afrikano-jugor Jacob Zuma, i cili drejton Samitin e BRICS në Durban.

"Ne ju bëjmë thirrje të ndërmerrni të gjitha përpjekjet e mundshme për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit sirian, të cilat erdhën si pasojë e sanksioneve të padrejta ekonomike dhe shkeljes së të drejtës ndërkombëtare", - theksoi Assad.

Galeria fotografike: Në Republikën e Afrikës së Jugut startoi dita kryesore e punimeve të Samitit të BRICS