Zëri i Rusisë "Rusia ofron ndihmë jo vetëm për ndërtimin e reaktorëve të veçantë bërthamorë, por edhe për zhvillimin në Afrikën e Jugut të industrisë bërthamore bashkohore: që nga përftimi i lëndës së parë, ndërtimi i centraleve bërthamorë dhe i reaktorëve kërkimorë e deri tek projektimi dhe prodhimi vetjak i pajisjeve të energjisë bërthamore", - tha Putin, duke përmbledhur rezultatet e negociatave të Rusisë me Afrikën e Jugut.

"Natyrisht e gjithë kjo do të shoqërohet me dhënien e kredive nga pala ruse dhe përgatitjen e kuadrove për Afrikën e Jugut", - shtoi Presidenti.

Putin theksoi se Rusia dhe Afrika e Jugut "kanë një potencial jashtëzakonisht të madh për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës, veçanërisht në fushën e energjisë bërthamore".