Rusia është e gatshme të ofrojë 18 miliardë $ për pjesëmarrje në mekanizmin e mbështetjes reciproke të vendeve anëtare të BRICS (BRIKS).

Kapitali i ofruar nga shtetet pjesëmarrëse në mekanizmin e ndihmës reciproke klasifikohet si vijon: rreth 41 miliardë $ është gati t’i ofrojë Kina, ndërsa vendet e tjera përkatësisht nga 18 miliardë $, përveç Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut ka ofruar vetëm 5 miliardë $.

Diskutimi për krijimin e një fondi për mbështetje ekonomike do të vazhdojë në Uashington në muajin prill, në takimin e ministrave të financave dhe krerëve të bankave qendrore të shteteve anëtare të BRICS, i cili do të zhvillohet në të njëjtën kohë, kur do të mbahet dhe "Forumi financiar i "G-20".

Galeria fotografike: Në Republikën e Afrikës së Jugut startoi dita kryesore e punimeve të Samitit të BRICS