Zëri i Rusisë Demontimi i Murit të Berlinit, i cili pas bashkimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë u shndërrua në një Galeri arti nën qiell të hapur të njohur si “Est Side Gallery”, po vazhdon ende, pavarësisht aksioneve të shumta të protestës.

Autoritetet vendosën të heqin qafe monumentin historik dhe kulturor, sepse segmenti 1.3 kilometërsh i murit pengon kalimin e pajisjeve speciale teknike të përdorura për zhvillimin e territorit pranë lumit Spree. Në të ardhmen, autoritetet e qytetit kanë ndërmend të ndërtojnë në vend të monumentit historik e kulturor një urë që do të lidhë rajonin Friedrichshain-Kreuzberg.