Zëri i Rusisë Papa i Romës Françesku në audiencën e parë të përgjithshme, që nga momenti i zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike Romake, bëri thirrje për dhënien fund të dhunës në Republikën e Afrikës Qendrore.

Sipas fjalëve të Pontifikut, ai ndjek me shumë vemendje zhvillimin e situatës në Republikën e Afrikës Qendrore dhe konsideron të nevojshme zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në vend.