Zëri i Rusisë Në vend të apartamenteve në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa Françesku zgjodhi për jetesë rezidencën e mysafirëve që mban emrin e Shën Martës. Në rrethin e ngushtë të Kreut të Kishës Katolike Romake thonë se Papa nuk dëshiron ta izolojë veten nga njerëzit e tjerë pas mureve të pallatit.

Papa Françesku është pontifiku i parë për më shumë se njëqind vjet, i cili nuk dëshiron të jetojë në apartamentet papale. Më parë ai hoqi dorë nga “makina speciale e Papës” (papamobile), ka kërkuar të zëvendësohet froni në rezidencën e tij me një kolltuk të zakonshëm dhe filloi të drekojë ai në mensën e përbashkët.