Një skafandër e epokës sovjetike e modelit “Dragash DMA”, e përdorur në vitet '80 të shekullit të kaluar, u shit në një ankand në Paris për 112.484 €. Ajo u ble nëpërmjet Internetit nga një koleksioner evropian. Emri i kozmonautit, i cili e ka përdorur këtë skafandër, nuk dihet.

Ndër sendet e tjera për shitje ishin orat e përdorura në anijet kozmike “Soyuz”, kostoja e të cilave arriti deri në 2.300 euro. Çelësi, që lansoi numërimin mbrapsh deri në momentin e uljes në Tokë të kapsulës me kozmonautët, u shit për 1.600 €.