Zëri i Rusisë Sot në Moskë pritet të startojë Java e Modës. 30 stilistë do të prezantojnë koleksionet e tyre për periudhën vjeshtë-dimër 2013-2014 në kryeqytetin rus.

Përveç kësaj, pas dy ditësh në Moskë do të zhvillohet një sfilatë mode në kuadër të "Mercedes-Benz Fashion Week Russia". Programi përmban promovimin e koleksioneve të më shumë se 70 stilistëve nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Britania e Madhe dhe Spanja. Sezoni i modës do të çelet nga mjeshtri i "modës ruse" - Viaçesllav Zajcev.

Dy javët e modës do të jenë të fokusuara kryesisht tek stilistët rusë.