Zëri i Rusisë Kompania "Helikopterët e Rusisë" (russ. "Вертолеты России") dhe kompania afrikanojugore “Denel Aviation” hapën në Johanesburg (Afrika e Jugut) qendrën e servisit për riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve civilë të prodhuar në Rusi, njoftoi sot shërbimi për shtyp i kompanisë ruse.

Vendimi për hapjen servisit u morr në kuadër të marrëveshjes së partneritetit, të nënshkruar nga kompania “Denel Aviation” dhe kompania ruse "Oboronprom" në shtator të vitit 2012 në Ekspozitën e 7-të të industrisë aerokozmike dhe të mbrojtjes “Africa Aerospace and Defense” në bazën ajrore Waterkloof në Pretoria.