Zëri i Rusisë Ndërmarrjet në rajonin Paphos të Qipros po fillojnë të mbyllen për shkak të krizës financiare, deklaroi ditën e mërkurë Presidenti i Shoqatës së inxhinierëve dhe arkitektëve të Paphos, Chryzostom Italos.

Sipas fjalëve të tij, industria kohët e fundit është intensifikuar në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht krizës ekonomike të viteve të fundit, por vendimi i Grupit Evropian lidhur me taksën mbi llogaritë bankare "krijoi një situatë krejtësisht të re", - madje edhe ata që kanë para, nuk mund t'i përdorin ato ose i humbën.