Zëri i Rusisë Autoritetet koreanoveriore deklaruan sërish se kanë prerë linjën telefonike emergjente mes Seulit dhe Phenianit, njoftuan të mërkurën agjencitë perëndimore të lajmeve, duke cituar Agjencinë Qendrore Telegrafike të Koresë.

Në fillim të marsit Koreja e Veriut deklaroi se lidhja telefonike midis përfaqësuesve ushtarakë të të dy shteteve koreane në pikën e negociatave Panmunjom, që ndodhet në zonën e demilitarizuar mes tyre, është ndërprerë. Ky hap qe një kundërpërgjigje ndaj ashpërsimit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Phenianit. Disa ditë më vonë Seuli njoftoi se kjo linjë vazhdon të mbetet ende në gjendje pune.