Ish-Shefi i CIA-s, David Petraeus, kërkoi ndjesë publikisht për tradhtinë bashkëshortore, çka çoi në dorëheqjen e tij në nëntor të vitit të kaluar.

Këtë deklaratë gjenerali në pension e bëri para oficerëve rezervistë dhe studentëve të Universitetit të Kalifornisë Jugore. Ky ishte fjalimi i tij i parë publik që prej momentit të daljes në pension.

Në ushtrinë amerikane dhe në shërbimet sekrete tradhtia bashkëshortore konsiderohet si një vepër e rëndë dhe për këtë veprim parashikohet një dënim i rëndë.