Ditën e mërkurë në Beograd Presidenti i SHA “Gazprom”, Aleksei Miller, nënshkroi dy kontrata për furnizimin e gazit rus në Serbi për një periudhë deri në vitin 2021.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë së Rusisë, sipas këtyre marrëveshjeve Serbisë i garantohet furnizimi vjetor me gaz natyror deri në vëllimin 5 miliardë metra kub.

Përparësitë kryesore të marrëveshjeve janë mungesa e gjobave dhe mundësia e uljes së mëtejshme të kostos së gazit.

Para kësaj Aleksei Miller zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.