Zëri i Rusisë Të paktën 12 vetë kanë gjetur vdekjen në ishullin Mindanao të Filipineve për shkak të një tornado-je të fuqishëm. Të gjitha viktimat janë pasagjerë të një motoskafi.

Katastrofa ndodhi ditën e hënë, megjithatë operacioni i kërkimit dhe shpëtimit zgjati deri ditën e mërkurë.

Siç u bë e qartë, në varkën me motor, të projektuar për 10 persona, në momentin e incidentit ndodheshin 18 vetë.