Zëri i Rusisë Autoritetet siriane e konsiderojnë indinjues vendimin për dhënien e vendit të tyre në Ligën e Shteteve Arabe (LSHA) përfaqësuesve të Koalicionit Kombëtar të forcave revolucionare dhe opozitare siriane, njoftoi ditën e mërkurë Agjencia shtetërore siriane e lajmeve “SANA”.

Agjencia thekson se vendimi i Lidhjes së Shteteve Arabe, që ka të bëjë me opozitën siriane, bie në kundërshtim me parimet e punës së kësaj organizate. Vetë vendimin për dorëzimin e vendit të Sirisë në LSHA opozitarëve Agjencia e quan uzurpim.

Siç u njoftua, takimi i krerëve të vendeve anëtare të LSHA-së filloi ditën e martë në Doha.