Pesë vendet anëtare të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) ranë dakord për themelimin e Bankës për Zhvillim. Kjo u deklarua sot nga Ministri i Financave të Afrikës së Jugut, Pravin Gordhan, në Durban, ku të mërkurën do të mbahet Samiti i BRICS. Kapitali fillestar i Bankës së BRICS pritet të jetë jo më pak se 50 miliardë dollarë, megjithëse ende nuk është e qartë se si do të ndahen aksionet mes anëtarëve.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Durban për të marrë pjesë në Samitin e BRICS (BRIKS). Së bashku me çështjet ekonomike liderët e BRICS do të diskutojë edhe problemet aktuale ndërkombëtare, njofton korrespondenti i "Zërit të Rusisë".