Vdekja e Boris Berezovskit u shkaktua nga asfiksimi, njoftuan përfaqësuesit e policisë britanike rezultatet e autopsisë. Ekspertët mendojnë se janë të dukshme të gjitha shenjat e varjes.

Sipas të dhënave të mjekëve të anatomisë patologjike, ata nuk gjetën asnjë provë që të dëshonte për shenja dhune apo vetëmbrojtje. Policia për momentin nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.

Më parë, policia njoftoi se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në përfshirjen "e një pale të tretë" në vdekjen e biznesmenit rus.

Në të ardhmen e afërt do të zhvillohen ekzaminimet histologjike dhe toksikologjike, rezultatet e të cilave pritet të merren jo më shpejt se pas disa javëve. Ekspertët po vazhdojnë të hetojnë shtëpinë ku vdiq Boris Berezovskij.