Zëri i Rusisë Konflikti ndërfetar në Birmani, i cili po zgjat që prej një jave, ka marrë jetët e 40 personave. Zona e përfshirë nga trazirat po zgjerohet dhe po i afrohet kryeqytetit. Sipas tregimeve të dëshmitarëve okularë, budistët sulmojnë shtëpitë e myslimanëve dhe xhamitë.

Siç thekson policia e Birmanisë, njësitë e Ministrisë së Brendshme nuk janë në gjendje të përballen me pjesëmarrësit e trazirave. Ambasada e SHBA-së u ka rekomanduar shtetasve të saj të shmangin vizitimin e zonave me popullsi të dendur myslimane. Që nga data 20 mars të paktën 12.000 banorë të përkatësisë fetare myslimane janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.