Trupat tokësore ruse porositën një obus të ri 152-mm për të zëvendësuar obusin e vjetëruar 122-mm “D-30”, të cilin Ministria e Mbrojtjes vendosi ta nxjerrë jashtë përdorimit. Me këtë obus të ri planifikohet të armatosen brigadat sulmuese të desantit dhe njësitë e forcave speciale malore.

Sistemi i ri i artilerisë, në përputhje me kërkesat e ushtrisë, do të ketë një rreze veprimi të paktën 15 km. Përveç kësaj, obus i ri duhet të ketë një peshë jo të madhe, në mënyrë që ai të mund të transportohet me helikopterët “Mi-8” (siç bëhej kjo në rastin me “D-30”).