Qeveria e shtetit indian të Tamil Nadu ka refuzuar kategorikisht të zhvillojë turneun e Premier League të Cricket-it në territorin e vet, në qoftë se në të do të marrin pjesë lojtarët nga Sri Lanka. Sipas autoriteteve lokale, banorët e shtetit janë të tronditur dhe të zemëruar nga njoftimet e aktivistëve të të drejtave të njeriut mbi dhunën e ushtruar ndaj pakicës së popullsisë nga Tamil Nadu që jeton në shtetin ishullor fqinj.

Disa javë me radhë protestuesit në Tamil Nadu kanë shprehur qëndrimin e tyre negativ ndaj qeverisë së Sri Lankës. Aktualisht pothuajse të gjitha ekipet e cricket-it, pjesëmarrëse në turneun e Premier League, kanë në përbërjen e tyre lojtarë nga Sri Lanka.