Rreth 100 mijë njerëz po bëjnë grevë sot në jug të Polonisë. Në të janë përfshirë minatorët, punonjësit e transportit, institucioneve të fëmijëve dhe të kujdesit shëndetësor.

Në të gjitha krahinat jugore të vendit për disa orë ka ndaluar qarkullimi i trenave, në qindra shkolla është anuluar mësimi, në spitale është ngadalësuar ofrimi i shërbimit pacientëve.

Pjesëmarrësit e aksionit kërkojnë nga qeveria favorizime tatimore për ndërmarrjet gjatë periudhës kur ato nuk kanë punë (jo produktive), pagimin e kompensimit firmave të prekura nga obligimet e Polonisë në lidhje me reduktimin e emetimeve në atmosferë si dhe refuzimin e reformës arsimore dhe shëndetësore, e cila planifikon shkurtimin e financimeve shtetërore të shkollave dhe spitaleve.

Nëse autoritetet nuk do të bien dakord për dialog, sindikatat kërcënohen të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.