Zëri i Rusisë Bankat e Qipros, të cilat duhet të kishin rifilluar punën këtë mëngjes, do të mbeten të mbyllura deri të enjten. Masat emergjente të kontrollit ndaj kapitalit autoritetet i kanë ndërmarrë për të parandaluar mbylljen e llogarive nga klientët e tyre dhe transferimin e parave jashtë vendit. Kompanitë dhe dyqanet nuk mund të bëjnë pagesat dhe për pasojë po pësojnë humbje të mëdha.

"Ne, duke shfaqur këmbëngulje dhe përgjegjësi, arritëm rezultatin që garanton të ardhmen e vendit", - tha Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiadis.