Zëri i Rusisë Në Britaninë e Madhe përfundoi procedura formale e identifikimit të trupit të Boris Berezovskit, e cila është pjesë e hetimeve të nisura në lidhje me faktin e vdekjes së tij. Kjo u njoftua nëpërmjet deklaratës së policisë britanike.

Policia ka refuzuar të tregojë vendndodhjen e trupit të oligarkut rus, duke përmendur se hetimi vazhdon. Do të kryhen ekspertiza të ndryshme, të cilat do të zgjasin disa javë. Gjithashtu policia njoftoi se nuk ka informacione se kur do të zhvillohet ceremonia funerale.