Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, ditën e hënë në Guatemalë ra një tërmet me magnitudë 6.2 ballë. Autoritetet e vendit ende nuk kanë njoftuar mbi viktima apo dëme të tjera.

Epiqendra e lëkundjeve nëntokësore ndodhej rreth 10 km larg kryeqytetit në thellësinë 200 km.

Në nëntor të vitit të kaluar më shumë se 50 persona u bënë viktima të një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në departamentin e San Marcos, në jugperëndim të Guatemalës. Në vitin 1976 tronditje sizmike të të njëjtit kapacitet, 160 km larg nga Guatemala City, shkaktuan vdekjen e më shumë se 23 mijë personave.