Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit autorizoi arrestimin e 5 aktivistëve politikë të opozitës. Ata janë akuzuar për nxitje të dhunës nëpërmjet rrjeteve sociale kundër Partisë "Vëllazëria Myslimane", e cila solli në pushtet Presidentin e vendit Mohammed Mursi.

Shkas për akuzat u bënë ngjarjet e 22 marsit pranë selisë qendrore të Partisë "Vëllazëria Myslimane", ku në përleshjet e opozitës me islamistët u përfshinë rreth 2.000 persona. Të pandehurit theksojnë se prokurorët ngrenë çështje gjyqësore vetëm kundër kundërshtarëve të Mursi dhe injorojnë provat që dëshmojnë pafajësinë e tyre apo fajin e mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane".