Turistët nga Izraeli dhe Norvegjia, të cilët u rrëmbyen nga beduinët në Gadishullin Sinai, u liruan.

Ata u rrëmbyen nga disa beduinë të armatosur, kur qytetari i Izraelit dhe norvegjezja po udhëtonin nga Taba për në Dahab përgjatë bregdetit të Detit të Kuq. Me sa duket, rrëmbyesit në këtë mënyrë donin të ushtronin presion mbi autoritetet e Egjiptit, që ata të lironin nga burgu dy prej të afërmve të tyre.

Fluksi i turistëve në Gadishullin Sinai është shumë i leverdisshëm për ekonominë egjiptiane, por pas rrëzimit dy vjet më parë të regjimit të Hosni Mubarak, ai nuk është më një vend plotësisht i sigurtë.