Nëndetësja gjermane “U-486” u gjet gjatë shtrirjes së tubacionit të naftës nëpër fundin e Detit të Veriut në Bergen, pranë Norvegjisë, njofton Muzeu detar i qytetit.

Siç venë në dukje ekspertët, trupi i nëndetëses ishte i mbuluar me kauçuk artificial, në mënyrë që të shmangej pikasja e saj nga radarët.

Nëndetësja u mbyt prej silurimit të saj nga britanikët më 12 prill të vitit 1945, asnjë prej anëtarëve të ekuipazhit nuk arriti të shpëtojë dot. Vetë “U-486” fundosi para kësaj një anije mallrash belge me 763 marinsa amerikanë në bord.