Zëri i Rusisë Mijëra punëtorë të uzinave dhe minierave të çelikut iu bashkuan grevës në jug të Polonisë, në zonën industriale të Silesia.

Punëtorët ndalën punën për 4 orë. Protestën e nisi sindikata "Solidariteti". Protestuesit kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Punëtorët protestojnë gjithashtu kundër ndryshimeve në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

Që nga viti 1989, kur në Poloni ra qeveria komuniste, në vend u mbyllën shumica e minierave dhe uzinave metalurgjike.