Kreu i rebelëve në Republikën e Afrikës Qendrore, Michel Djotodia, deklaroi se pezullon veprimin e Kushtetutës së vendit dhe shpërndan parlamentin.

Michel Djotodia njoftoi gjithashtu mbi fillimin e periudhës së tranzicionit. Ajo do të zgjasë deri sa të zhvillohen zgjedhjet "e hapura dhe transparente", në bazë të rezultateve të të cilave Presidenti i vetëshpallur synon të legalizojë statusin e vet si Kryetar shteti.

Ditën e dielë rebelët pushtuan pallatin presidencial në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bangui, ndërkohë që Presidenti i vendit François Bozizé u detyrua të merrte arratinë në Kamerun.