Avionët e kuvertës të aeroplanmbajtëses amerikane "Eisenhower", e cila ka mbërritur tashmë në Detin Arabik, filluan fluturimet luftarake, njoftoi Shërbimi i Informacionit i Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së.

Aeroplanmbajtësja "Eisenhower" do të mbështesë forcat e koalicionit në Afganistan, duke përfshirë mbrojtjen e trupave ushtarake, zhvillimin e luftës radioelektronike, operacionet e zbulimit si dhe garantimin e sigurisë në rajonin e Gjirit Persik.

Grupi i aviacionit sulmues, i kryesuar nga aeroplanmbajtësja "Eisenhower", ka zëvendësuar grupin analog të kryesuar prej aeroplanmbajtëses "John Stennis".