Autoritetet e Australisë njoftuan se baza kryesore e trupave australiane në Afganistan do të mbyllet deri në fund të këtij viti, ndërsa shumica e ushtarakëve që po kryejnë shërbimin atje do të kthehen në shtëpi.

Sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes të Australisë, Stephen Smith, Forca Ndërkombëtare e Ndihmës së Sigurisë (ISAF) morrën vendimin për mbylljen e bazës Tarin Kot, gjë kjo që flet për përfundimin e operacionit australian në Afganistan.

Qeveria e Australisë së fundi ka deklaruar mbi planet për tërheqjen e trupave deri në fund të vitit 2013, një vit më herët nga ç'planifikohej më parë.