Në Kazan ka më shumë se 190 restorante, 200 kafene si dhe bare, birrari e pube. Ato ofrojnë gatime të kuzhinave italiane, spanjolle, japoneze, ruse, kaukaziane, tartare.

Për mysafirët e Universiadës do të tirazhohet një udhërrëfyes me listën e restoranteve dhe kafeneve të akredituara.

Kuzhina tartare

Kuzhina tartare është tepër origjinale dhe e veçantë, prandaj në Kazan ia vlen ta kënaqësh veten me pjatat e shijshme të kuzhinës vendase:

 

Tokmaç - kjo është një supë tipike tartare me makarona peta, e cila ka hyrë gjerësisht edhe në listën e gatimeve ruse.

 

Beljashi - pite të skuqura me mish të grirë dhe erëza me një vrimë të vogël në mes.


Beshbarmak - mish i zier me makarona petë shtëpie.


Kazillik - suxhuk me mish kali me beharna, djegësira e erëza. Ai konsiderohet nga tartarët si një delikatesë e vërtetë.


Eçpoçmak - kulaç jo i madh trekëndësh i mbushur me patate, mish (zakonisht qengji) dhe qepë. Ndryshe nga kulaçët e tjerë ingredientët me të cilët mbushet Eçpoçmak nuk i nënshtrohen përpunimit termik paraprak.


Gubadija - kulaç i mbushur me shumë shtresa. Vetë mbushja përbëhet nga orizi, frutat e thata, gjiza dhe shumë ingrediente të tjera. Ai është një gostitje e detyrueshme tradicionale në festimet e ndryshme.


Çak-çak - hyn në kategorinë e ëmbëlsirave orientale dhe paraqet në vetvete shkopinj të shkurtër apo topa të pjekur prej brumi të ngjyer në mjaltë.