Zëri i Rusisë Të paktën 6 persona, midis të cilëve 4 fëmijë, gjetën vdekjen si rezultat i rrëshqiptjeve të dheut në ishullin Java në Indonezi. Ndërkohë që 18 persona të tjerë mbeten të varrosur për së gjalli nën pirgjet e dheut. Qindra policë, ushtarakë dhe qytetarë civilë po gërmojnë mbetjet e rrënojave në përpjekje për të gjetur të zhdukurit.

0Ekspertët shpjegojnë se fatkeqësi të tilla natyrore, të cilat vitet e fundit janë shtuar shumë, vijnë si rezultat i shpyllëzimit intensiv pa kriter në Indonezi.