Aeroporti

0Aeroporti Ndërkombëtar "Kazan" është i vendosur 26 kilometra nga qyteti. Fluturime në aeroportin "Kazan" kryejnë kompanitë ajrore “Lufthansa”, “Turkish Airlines”, “Fly Dubai”, “Utair”, “S7”, “Aeroflot”, “Transaero”, “Ak Bars Aero”, “Tatarstan”, “Ural Airlines”.Do të ishte mirë që biletat e avionit të blihen që më parë, sepse çmimet e tyre janë kryesisht të varura nga dita konkrete dhe sezoni.



0 Në Kazan midis stacionit të trenit dhe aeroportit do të vihet në qarkullim treni ekspres. Çmimi i biletës do të jetë 5 €.


0Nga aeroporti në qytet lëvizin edhe autobusat me një interval rreth 20 minuta. Ju mund të merrni edhe taksi, kushton ajo në varësi të destinacionit të mbërritjes nga 600-1000 rubla (15-25 euro).



Stacioni i trenit

0Trenat e udhëtimeve në distanca të largëta mbërrijnë në stacionin hekurudhor të Kazanit. Ai ndodhet në qendër të qytetit. Nga Moska në Kazan rruga me tren zgjat nga 12-14 orë, çmimi i biletës varion nga 25-150 euro.


0Me Kazanin janë të lidhura gjithashtu edhe rrugët hekurudhore të Shën Petersburgut, Irkutskut, Barnaulit, Permit, Ekaterinburgut, Novosibirskut, Penzas, Vollgogradit dhe shumë qyteteve të tjera të Rusisë.