Flota Ushtarake Detare e Rusisë ka vendosur të krijojë një nëndetëse monitoruese hidrolokatore. Ajo do të ketë synim koordinimin e veprimeve të anijeve të tjera.

Nëndetësja do të pajiset me sisteme pasive që mundësojnë zbulimin e nëndetëseve dhe anijeve si dhe objekteve ajrore që fluturojnë në një lartësi deri në 600 km. Deri në një distancë prej 100 km nëndetësja do të mund të përcaktojë me saktësi llojin e objektivave. Të gjitha sistemet e nëndetëses do të funksionojnë në mënyrë pasive, pa lëshuar sinjale drite dhe duke siguruar që nëndetësja të mbetet e padukshme për armikun.