Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë do të vazhdojë të përpiqet të arrijë kthimin e aseteve të biznesmenit Boris Berezovskij, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë.

0"Boris Berezovskij ishte i përfshirë si i pandehur në një numri krimesh të rënda ekonomike, të kryera si pjesë e një grupi ndërkombëtar kriminal. Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë do të vazhdojë veprimet për t’i kthyer vendit tonë asetet, të fituara penalisht nga Boris Berezovskij dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të legalizuara nga ata jashtë vendit", - thuhet në një deklaratë të departamentit.