Zëri i Rusisë Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, njoftoi mbi vdekjen e 13 ushtarakëve të Afrikës së Jugut, të cilët u përpoqën pa sukses të parandalonin marrjen me dhunë të pushtetit në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ). Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Pretorias që pas shpërbërjes së Aparteidit në vitin 1994.

Si pasojë e grushtit të shtetit Bashkimi Afrikan pezulloi anëtarësimin e RAQ në radhët e tij. Presidenti i RAQ, François Bozize, u arratis në Kamerun.

Rebelët pohojnë se tashmë ata kanë për detyrë rivendosjen e sigurisë në të gjithë vendin. Më parë Presidenti francez, François Hollande, u pati bërë thirrje palëve të konfliktit që të formonin një qeveri koalicioni.