Policia e Kolumbisë zbuloi një sasi kokaine me peshë gjysmë ton, e cila ndodhej në një ngarkesë me tulla. Në qoftë se lënda narkotike do të kishte arritur deri në rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kostoja e saj, sipas vlerësimeve të policisë, do të arrinte deri në rreth 2 milionë $.

0Kokaina u gjet në qytetin port të Kolumbisë - Cartagena - në ngarkesën me tulla që planifikohej të dërgohej në Honduras. Policia nisi hetimin në lidhje me firmën që ka organizuar transportin e ngarkesës. Siç presupozohet, firma është hapur vetëm si një mbulesë për trafikimin e drogës.