0Ndërkohë, pikërisht Paketa e Tretë e Energjisë ndikon në zhvillimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe frenon zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e energjetikës.

Kjo është arsyeja përse Rusia del për rishikimin e disa dispozitave të këtij dokumenti. Miratimi i tij do të thotë se Komisioni Evropian i ka vënë pikësynim vetes për të fituar kontrollin ndaj tregut evropian të hidrokarbureve dhe për ta detyruar “Gazprom-in” të kalojë nga sistemi kontratues (me kontrata) i furnizimeve të gazit në çmimet spot (çmimi aktual me të cilin produkti mund të blihet apo të shitet në një kohë të caktuar), thonë ekspertët rusë. Ndërkohë që Rusisë i bie për pjesë rreth një e treta e naftës dhe gazit që konsumohet në Evropë, thotë eksperti rus Anatoli Dimitrievskij:

- Evropa miratoi Paketën e Tretë të Energjisë, kurse tani po zhvillohet beteja rreth nuancave të saj. Por i gjithë kuptimi i Paketës konsiston në faktin, se ne madje as që jemi pronarë të tubacionit, i cili kalon nëpër territoret e vendeve evropiane. Për herë të parë ne u ndeshëm me këtë në Poloni. Polakët thanë se “Gazprom” nuk mund të jetë operator për pompimin e gazit në territorin polak, pasi ai nuk është territor i Rusisë. Por kush jep garanci se operatori i ri do të shfrytëzojë në mënyrë efektive tubacionin, në mënyrë që Rusia të mund të rikuperojnë të ardhurat e shpenzuara prej saj në formën e investimeve për ndërtimin dhe vënien e tij në shfrytëzim.

Rusinë e shqetëson tej mase vetë fakti, se tubacionin e “Gazprom-it” nga kufiri i BE-së e deri në rrugët e brendshme të Bashkimit Evropian, në të vërtetë, e shpronësuan, tha Nënkryetari i Komitetit Shtetëror të Dumës Shtetërore për Energjetikën, Juri Lipatov:

- Ne mendojmë se kjo është krejtësisht e papranueshme. Dhe aq më tepër e papranueshme për një institut të tillë si BE-ja, i cili e pozicionon veten si strukturë demokratike. Nga udhëheqja e BE-së po vijnë sinjale të pazakonta, madje të çuditshme, të cilat na bëjnë të mendojmë, në përgjithësi, se mos po devijon vallë BE-ja nga vlerat e veta demokratike në bazë të të cilave dhe u krijua. Faktikisht furnizimin e gazit po e kufizojnë. Në të njëjtën kohë tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”) po funksionon për mrekulli, ndërsa ndërtimi i gazsjellësit "South Stream" nuk është hequr nga rendi i ditës. Ne po shkojmë përpara. Çfarë do të ndodhë me Bashkimin Evropian në aspektin e konsumit të burimeve të energjisë? Mendoj se konsumi, padyshim, do të rritet. I gjithë problemi konsison në faktin, se kujt do të preferojë t’ia blejë ato BE-ja.

0Tregun evropian është i tejngopur aktualisht, kërkesa në të rezulton në rritje të ngadaltë. E megjithatë, tani për tani për kompanitë eksportuese ruse ai mbetet tregu kryesor.