Opozita siriane zuri zyrtarisht vendin e Sirisë në Ligën e Shteteve Arabe (LSHA) në prag të samitit në kryeqytetin e Katarit.

"Opozita siriane është ftuar zyrtarisht në Samitin arab dhe do të zërë vendin e Sirisë në LSHA", - njoftoi përfaqësuesi i organizatës.

0Shumica e vendeve anëtare të Ligës e mbështetën këtë vendim. Kundër votuan Algjeria dhe Iraku, duke përmendur faktin se ky vendim bie në kundërshtim me Kartën e Ligës së Shteteve Arabe. Libani gjatë votimit abstenoi.