Nicolas Maduro, i cili aktualisht përmbush detyrat e Presidentit të përkohshëm të Venezuelës dhe pretendon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deklaroi ditën e dielë se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin për pjesëmarrje në Samitin e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (Gas Exporting Countries Forum, GECF) në Moskë. "Unë do të jem atje!", - shkruan Nicolas Maduro në mikroblogun e tij në Twitter.

0Samiti i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit planifikohet të zhvillohet më 1-2 korrik të këtij viti. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Venezuelë do të mbahen më 14 prill.