Zëri i Rusisë Trashësia e shtresës së dëborës në Moskë në mëngjesin e 25 marsit i tejkaloi 70 cm, çka përbën një shifër rekord për dimrin gjatë gjithë kohës së matjeve të kryera. Pritet që para përfundimit të muajit të bien edhe 8-10 cm dëborë. Kjo u njoftua nga Shërbimi Meteorologjik i Moskës.

Gjatë muajit në vazhdim numri i reshjeve të rëna e ka tejkaluar dyfish normën. Norma mujore ka rënë vetëm gjatë dy ditëve me reshje dëbore, më 15 dhe 16 mars.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, të martën dhe të mërkurën në kryeqytet do të vazhdojnë reshjet e dëborës. Ato do të rreshtin vetëm të enjten, më 28 mars. Në të njëjtën ditë temperatura në Moskë do të rritet deri në zero gradë.