Zëri i Rusisë Të paktën 300 persona të përfshirë në konfliktin ndërmjet komuniteteve në vend plaçkitën një xhami në Birmaninë qendrore, para se të shkatërronin 20 shtëpi dhe dyqane që u përkisnin myslimanëve.

Javën e kaluar 30 persona u vranë në përplasjet mes budistëve dhe myslimanëve në qytetin e Meiktila, duke detyruar Komandën e Ushtrisë së Birmanisë të nxirrte njësitë patrulluese në rrugë. Konflikti shpërtheu si pasojë e një mosmarrëveshjeje në një dyqan floriri në pronësi të myslimanëve.

Sipas të dhënave zyrtare, myslimanët përbëjnë 4% të popullsisë prej 60 milion banorësh të Birmanisë. Sulmet e fundit kanë prekur komunitetet myslimane, të formuara shumë breza më parë.