Zëri i Rusisë Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi se Rusia ka ndërmend të studiojë pasojat e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel për dhënien e ndihmës Qipros.

Të hënën u bë e ditur se ministrat e financave të zonës së euros do t’i akordojnë Qipros një kredi prej 10 miliardë euro.

Siç shkruajnë agjencitë informative ruse, Kryeministri i Rusisë gjatë një takimi me Zëvendës Kryeministrat tha se "atje [në Qipro], sipas mendimit tim, po vazhdojnë të vjedhin mjetet e grabitura financiare". "Duhet të kuptojmë se çfarë përfundimi do të ketë e gjithë kjo histori", - shtoi Medvediev.