0Në Kazan operojnë 94 shërbime kolektive të strehimit dhe akomodimit të klientëve - duke përfshirë hotelet, hostelet, motelet, shtëpitë periferike të pushimit. Në qytet ka dhe hotele të rrjeteve të mirënjohura ndërkombëtare të tilla si Marriott dhe Park Inn. Çmimet e akomodimit variojnë nga 12 euro për një dhomë në hostel deri në 1130 € për suite presidenciale.


0Përveç kësaj, gjatë zhvillimit të Lojrave Botërore Studentore në Kazan do të funksionojnë tetë hotele lundrues. Turistët mund të marrin gjithashtu me qira një apartament privat në portale të tilla si booking.com ose airbnb.ru. Apartamenti me një dhomë dhe një kuzhinë do t’i kushtojë turistit rreth 30-45 euro në ditë.



Si mund të orientohesh në qytet?

0Nëpër qytet mund të lëvizet me autobus urban, tramvaj, trolejbus dhe metro. Bileta e autobusit kushton 18 rubla (0,5 €), e tramvajit - 12 rubla (0,3 euro), e trolejbusit dhe metrosë - 15 rubla (0,35 €).



0 Për komoditetin e turistëve të huaj emrat e rrugëve të Kazanit do të përkthehen në gjuhën angleze.