Zëri i Rusisë Trupat Mbrojtëse të Izraelit (Israel Defence Forces) kanë vendosur regjimin e izolimit të plotë të territoreve palestineze. Vendimi u morr për shkak të paralajmërimeve të shumta mbi përgatitjen e sulmeve terroriste gjatë festës së Pashkëve të hebrenjve (Peisakh). Udhëtimi në territorin e Izraelit do t’u lejohet palestinezëve vetëm në raste të jashtëzakonshme humanitare.

Regjimi i izolimit hyri në fuqi natën e kaluar dhe do të anulohet pas përfundimit të festës në mbrëmjen e vonë të së martës.

Policia gjithashtu po përgatitet për një punë të ngjeshur, pikë së pari për shkak të bllokimit të trafikut, i cili pritet sonte në rrugët e Izraelit.