Zëri i Rusisë Ish-Presidenti i Zambias Rupiah Banda është akuzuar për shpërdorim të pushtetit në transaksionin e blerjes së naftës nigeriane. Shërbimi për shtyp i qeverisë njoftoi se Banda u arrestua dhe më pas u lirua me kusht.

Javën e kaluar politikani u privua nga imuniteti i akuzuar për përvetësim të 11 milion $, gjatë kohës kur ai ishte president. Avokati mbrojtës i Banda-s, i cili është thirrur në gjykatë më 26 mars, thotë se akuza ka motivacion politik.

Në shtator të vitit 2011 politikani humbi zgjedhjet presidenciale në rivalitetin politik me liderin e opozitës Michael Sata.